9 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajme“AS GËNJYEM, AS MASHTRUAM”! Bekteshi për koncesionet e Ilovica-Shtuka

“AS GËNJYEM, AS MASHTRUAM”! Bekteshi për koncesionet e Ilovica-Shtuka

 Ministria e Ekonomisë as nuk ka gënjyer, as nuk ka mashtruar për koncesionet e minierës “Ilovica-Shtuka”. Kështu ka deklaruar ministri Kreshnik Bekteshi në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera sqaroi se nuk bëhet fjalë për një, por për dy koncesione.  Ai ka deklaruar se Qeveria ka anuluar vendimin për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e bakrit dhe arit për minierën “Ilovica-Shtuka”. Ai tha se prishja e vendimit do të kishte pasoja juridike për shtetin.

“Qeveria vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm, që do të thotë se ne po kthehemi aty ku ishim, nuk po marrim as vendim pozitiv as negativ. Dhe ME insiston që të merret një lloj vendimi dhe koha dhe argumentet do të tregojnë se cili është më i mirë për interesin e qytetarëve”, tha Bekteshi.

Qeveria një muaj më parë  votoi për bashkimin e dy koncesioneve – njëri për shfrytëzimin e bakrit dhe arit në lokalitetin “Fshati Ilovica” në komunën e Bosilovës dhe tjetri po ashtu në lokalitetin “Ilovica”, por që zë një pjesë në komunën e Novo Sellës. Ky vendim shkaktoi reagime të forta në opinion, sidomos nga aktivistët që po luftojnë kundër hapjes së një miniere në Strumicë dhe besojnë se do të rrezikojë në mënyrë dramatike mjedisin, pas së cilës disa ministra të qeverisë paralajmëruan rishikim të këtij vendimi.“Mund ta konfirmoj lirisht dhe pres që ta konfirmojnë edhe kolegët e tjerë, se Ministria e Ekonomisë as nuk ka gënjyer as mashtruar askënd, as nuk ka mashtruar. Ne kemi dhënë vetëm një kronologji të ngjarjeve dhe çfarë është vendosur nga viti 2005 deri më sot në seksionin e Vendimit të Propozuar për Bashkim. Të njëjtat informacione janë dhënë edhe në seancën e Qeverisë, nuk ka ndryshuar as arsyetimi dhe as informacioni, por kjo është Qeveri politike dhe vendimet politike merren në momente të caktuara”, tha Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments