Mërgimtarët e fshatit Sllatinë në koordinim me Bashkësinë Lokale të këtij fshati kanë ndërmarrë aksion për asfaltimin e një pjese të rrugës që kalon përmes këtij fshati.Bëhet fjalë për pjesën e rrugës nga ura e Lumit të fshatit e deri tek rruga afër trafostacionit të rrymës elektrike. Mërgimtarët kanë grumbulluar 15.850 euro dhe tashmë kjo rrugë do të jetë e asfaltuar pasi që ka qenë e dëmtuar dhe nuk ka qenë e përfshirë me pjesën tjetër të rrugës 102 që pritet të asfaltohet ditëve në vijim. Mërgimtarët e këtij fshati kanë falënderuar edhe bashkësinë lokale të fshatit Sllatinë për ndihmën e dhënë në realizimin e këtij projekti.
