3.7 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaOpinionArtur Zheji: Artan Grubi ndëshkohet për mbështetjen ndaj armikut numër një të...

Artur Zheji: Artan Grubi ndëshkohet për mbështetjen ndaj armikut numër një të SHBA-së në Maqedoni

Gazetari dhe analisti shqiptar Artur Zheji ka komentuar përfshirjen e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në listën e zezë të SHBA-së, duke e cilësuar këtë si një ndëshkim për mbështetjen që Grubi i ka dhënë figurave proruse në rajon.

“Kur faktori shqiptar, kudo që ndodhet, devijon nga platforma e faktorizimit shqiptar dhe i shërben interesave personale apo grupeve të dyshimta, i priten duart. Grubi, për interesa të veta apo nën shantazh, mbështeti Mijallkovin, një figurë që amerikanët e konsiderojnë si kolonën e pestë të shërbimeve sekrete ruse në Maqedoni,” tha Zheji.

Ai nënvizoi se Mijallkovi, një nga figurat kryesore të ndikimit rus në Ballkan, është parë si një kërcënim i drejtpërdrejtë për interesat strategjike të SHBA-së në rajon. “Vendimi i SHBA-së për Grubin është një mesazh i qartë për të gjithë ata që devijojnë nga vlerat dhe objektivat që promovojnë partnerët tanë strategjikë,” përfundoi Zheji.

Deklaratat e tij reflektojnë shqetësimin e madh që mbizotëron në radhët e opinionit publik shqiptar për lidhjet e dyshimta të disa politikanëve me faktorë që minojnë stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments