Duke u nisur nga fushata anti- UÇK, e udhëhequr nga VMRO-DPME-ja dhe mbështetjes së të njëjtës edhe nga partnerët shqiptarë opozitarë, zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi ka njoftuar se populli është ngritur në këmbë, i madh e i vogël, burrë e grua, të ri e të moshuar, djem e vajza, të gjithë me Ali Ahmetin dhe UÇK-në.
Sipas Grubit, sonte të gjitha lagjet janë përplotë me njerëz që mezi presin që nesër të rreshtohen në vijën e parë të frontit!
“Populli në këmbë, i madh e i vogël, burrë e grua, të ri e të moshuar, djem e vajza, të gjithë me Ali Ahmetin dhe UÇKnë. Sonte të gjitha lagjet tona janë përplotë me njerëz që mezi presin që nesër të rreshtohen në vijën e parë të frontit! Ju dua shumë dhe ju faleminderoj pafundësisht për këtë përkrahje të madhe!VOTO 4