3.4 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: “One Stop Shop”-in në kufij e kemi bërë ne

Artan Grubi: “One Stop Shop”-in në kufij e kemi bërë ne

Artan Grubi nga BDI, ish zëvendëskryeministër ka reaguar në Facebook në lidhje me sistemin “ONE STOP SHOP”, për të cilin sot pasardhësi i tij, Izet Mexhiti doli me njoftim të ri, transmeton TV21.

Grubi tha se vendimet për këtë sistem të bashkëmenaxhimit të pikave kufitare në Qafë thanë, Tabanoc dhe Bllacë janë marrë moti, ndërkaq dy prej tyre tashmë janë funksionale siç është ajo me Shqipërinë dhe Serbinë.

Jo funksionale në praktikë mbetet vetëm Bllaca, për të cilën Grubi tha se ka marrëveshje.

“Me 31 korrik 2023, bashkë me Kryeministrin Rama promovuam “One stop shop”, kontrollin e përbashkët të kufirit me Shqipërinë në Qafë Thanë. Punë e kryer dhe në zbatim.

Për vendkalimin kufitar Bllacë, ne e nënshkruam marrëveshjen, ne e miratuam ligjin për ratifikimin e marrëveshjes. mbeten vetëm çështje teknike të cilat që 105 ditë nuk janë kryer.

Tabanoc, moti ka one stop shop.

Natën e mirë”, ka shkruar Grubi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments