Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në “Panairin e punës, organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” në qytetin e Gostivarit.
Në Facebook, Grubi shkruan se po realizohet një premtim i dhënë, teksa ka apeluar që të rinjtë të aplikojnë për ndërtimin e projektit Korridori 8 dhe 10D.
Statusi i plotë:
Realizojmë atë që thamë, kërkohen mbi 2000 punëtorë nga vendi ynë që do të angazhohen në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!
Me përfaqësuesit e konzorciumit Bechtel & Enka, zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, drejtorin e Agjencionit për Punësim Bekim Murati dhe deputetët e zonës në Gostivar, hapëm sot Panairin e Punësimit në suaza të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D.
Ftoj të gjithë qytetarët e vendit të interesohen rreth kritereve të përcaktuara, të aplikojnë dhe të mos e lëshojnë këtë mundësi.