10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Maqedonia bëhet me kryeministër shqiptar, sot dy muaj!

Artan Grubi: Maqedonia bëhet me kryeministër shqiptar, sot dy muaj!

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, deklaroi sot në Kumanovë, se vendi do të ketë kryeministrin e parë shqiptar, pas dy muajve, respektivisht në janar të vitit 2024, shkruan gazeta LAJM. Ai nuk shpalosi emrin e kryeministrit shqiptar, por përjashtoi mundësinë që vetë ta merr këtë post.“Pesë përbetime kryesore i kishim në aspektin politik. E para ishte kryeministri shqiptar. Edhe këtë e shikoni dhe e patë që nga konferenca e parë e përbashkët e z.Ahmeti dhe ish-kryeministrin Zoran Zaev ku me gojën e vetë Zaev e tha që jemi marrë vesh që në 100 ditë e fundit të qeverisë unë të tërhiqem dhe të jep mundësi për një garë fer mes partive poltike dhe të më zëvendësoj propozimi që do të jep Ali Ahmeti dhe BDI duke realizuar premtimin për kryeministrin e parë shqiptar. Çështja e parë u ezaurua. Sot e dy muaj e keni kryeministrin e parë shqiptar, në janar”, tha Grubi para anëtarësisë së BDI-së në Kumanovë./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments