ëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, e ka komentuar vizitën në Çair dhe Tetovë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Grubi tha se kjo vizitë u keqpërdor, derisa theksoi se pa partinë që ai përfaqëson, Bashkiimin Demokratik për Integrim, nuk vendoset as tabela me emrin “Adem Demaçi” dhe as nuk bëhet rruga Prizren-Tetovë, shkruan RTV 21 përcjell Klankosova.tv.
“Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit, kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu… Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se pa BDI as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë e as ta bëjnë rrugën Tetovë – Prizren”, tha Grubi.