4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi / Duhet të këshillohen ekspertët kushtetues për iniciativën e mbledhjes...

Artan Grubi / Duhet të këshillohen ekspertët kushtetues për iniciativën e mbledhjes së Kuvendit

“Ne jemi shpërndarë dhe kemi kthyer mandatin qytetarëve, nuk kemi më fuqi të vendosim në duart tona”, kështu tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi për “24 Vesti”

“Liderët u takuan dhe u tha se deputetët të shpërndahen dhe të gjithë deputetët bënë ashtu, përfshirë edhe 35 të cilët nënshkruan nismën për të mbledhur përsëri Parlamentin”, tha Grubi.

Ai thekson se drejtuesit e partive duhet të koordinohen për çdo vendim të rëndësishëm nga ana e shtetit.

“Vendimet e papritura nuk duhet të merren në mënyrë të njëanshme”, tha Grubi, duke shtuar se BDI aktualisht është e përqendruar në luftimin e Covid-19, jo në zgjedhje.

Grubi vlerëson se ekspertët kushtetues dhe Gjykata Kushtetuese duhet të këshillohen për këtë iniciativë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments