linku i lajmit qe demantohet
https://www.alsat-m.tv/bdi-ahmeti-shkarkon-te-gjithe-kryetaret-e-degeve-te-partise/
BDI, Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të partisë
Alsat2019-06-11T16:07:02+02:00
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake. Sipas vendimit të partisë asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë. Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
linku i demantit
https://ina-online.net/bdi-demanton-lajmin-per-shkarkimin-e-kryetareve-te-degeve/
Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi ka përgënjeshtruar lajmin e pasaktë për shkarkimin e kryetarëve të degëve të BDI.“Kryetarëve të degëve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç kemi njoftuar opinionin e gjërë, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anëtaresisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI. Rrjedhimisht, zgjodhëm kryesinë e re të rinisë dhe të forumit të grave në kuvende spektakolare dhe masovike, perfunduam riregjistrimin e anetarësise dhe hapi i rradhës është mbajtja e zgjedhjeve brendapartiake. Për këtë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përcaktuan përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi zgjedhor, vijon organizimi i kongresit zgjedhor të BDI. “, nënvizoi Artan Grubi.Sipas tij, asnjë shkarkim i kryetarëve të degëve nuk ka ndodhur, por janë shpallur zgjedhjet brendapartiake në përputhje me statutin partiak.“BDI është kompatibile me kohën dhe rrethanat, andaj gjithnje ka patur prurje të reja duke e mbajtur njëkohësisht trungun themelues të palëkundur dhe të qëndrueshëm.”, theksoi deputeti dhe sekretari organizativ, Artan Grubi.