6.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeArtan Grubi / “Ali Ahmeti ka Plan B për të filluar negociatat...

Artan Grubi / “Ali Ahmeti ka Plan B për të filluar negociatat me BE-në”

Zëvendëskryeministri i parë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, sonte në “Click Plus” në TV21 ka theksuar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka plan B për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian

“Zoti Ahmeti ka nisur një iniciativë, e cila është dorëzuar në Bullgari, por edhe në vende të tjera të BE-së, si deputet, pjesë e mazhorancës. Është një iniciativë, një ide e një deputeti të mazhorancës, këtë e kemi diskutuar edhe me kryeministrin, edhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë por edhe me miq ndërkombëtarë, për të arritur një formulë të ngjashme si me ne anëtarësimin në NATO”, tha ai.

Ai theksoi se ky është rasti i njëjtë si në vitin 2008 në Bukuresht ku u theksua se në momentin që të zgjidhet çështja e emrit, Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s, siç edhe ndodhi.

“Si plan B, të njëjtën gjë duam ta realizojmë edhe me Republikën e Bullgarisë. Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së duhet të vendosin që konferenca e parë ndërqeveritare me RMV dhe Shqipërinë të jetë në të njëjtën datë, me kusht që të zgjidhet mosmarrëveshja dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes. Nëse mosmarrëveshja zgjidhet, automatikisht do të kemi takimin e parë ndërqeveritar me BE-në”, tha Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments