Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Arben Çejku në një intervistë të fundit ka folur për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi,për zgjedhjet dhe proçesin paszgjedhorë dhe koalicionet e partive shqiptare.
Çejku ka folur në cilësinë e njohësit të rrethanave politike në ballkan por vlersimet e tijë më shumë kanë ngjarë në deklarata politikë duke ulur nivelin e një diplomati,duke tingëlluar si një militant partiak.
Ish-zv.Ministërja e Punëve të Jashtme nga Aleanca për Shqiptarët Prof.Arta Toçi në profilin e sajë në FB e ka komentuar deklaratën e Ish-Ambasadorit Çejku.
Ja postimi i plotë:
Me deklaratat publike të ish-ambasadotit të Shqipërise në RMV dhe krahasimin e situatës së pas zgjedhjeve në Mal të Zi me atë të RMV-së, ai dëshmon për mungesën e kulturës diplomatike, kulturë kjo me të cilën cilësohet një diplomat kariere. Me këtë mungesë kulture ai u karakterizua gjatë tërë mandatit si ambasador në vendin tonë. Vazhdon edhe më tej, tani nga Shqipëria, me dhënien e opinioneve irrelevante për politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të banuara me shqiptarë!