2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArsovski: Tevdovski dhe Zaev para zgjedhjeve do të marrin borxh të ri...

Arsovski: Tevdovski dhe Zaev para zgjedhjeve do të marrin borxh të ri për shtetin prej 130 milionë euro

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së pyet Vallë pushteti merr borxh prej 130 milionë eurosh me qëllim për korrupsion zgjedhor. Ku do të përfundojnë milionat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët të njëjtat duhet t’i kthejnë me interes? Vallë të njëjtat janë dedikuar për ryshfet zgjedhor njëjtë si të gjitha ato punësimet të cilat për momentin por realizohen?

Spiralja e borxheve siç thonë ato tashmë nuk mund të ndalet. LSDM-ja e çon shtetin drejtë insolvencës. Vetëm për dy vjet sa është në pushtet e ka rritur borxhin publik për mbi gjysmë miliardë euro i cili tejkaloi pesë miliardë euro dhe mbi 50 për qind nga BPV-ja.

“LSDM-ja shpenzon para, ndërsa qytetarët aspak nuk e dinë për çfarë shkojnë dhe shpenzohen paratë. Para se të vijnë në pushtet premtuan se do t’i ulin borxhet, tani që kur janë në pushtet, jo vetëm që nuk e ulë por edhe në mënyrë enorme e rritën”, thotë Arsovski.

Vallë VMRO-DPMNE-ja do të jep mbështetje për ligjin për prokuror publik?

“Siç e di sot kaloi ligji i PSP në Qeveri. Duhet të shkojë në Kuvend kështu që ne duhet ta shqyrtojmë. Ekspertët tonë juridik ta shohin ligjin dhe menjëherë do të dalim me qëndrim, normalisht për këtë çështje”, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments