3.9 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeArsovska: Visar Ganiu të tregojë se ku i ka investuar 1.2 milionë...

Arsovska: Visar Ganiu të tregojë se ku i ka investuar 1.2 milionë €, që i ka mbledhur nga taksat e banorëve të Çairit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit i është përgjigjur akuzave të kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili sot tha se Arsovska nga viti 2020 ka mbledhur rreth 18 milionë euro nga banorët e Çairit, ndërsa nuk ka investuar as 1 milionë euro në këtë komunë, përcjell TV21. Arsovska thotë se taksat që paguajnë banorët e kësaj komune, ndahen proporcionalisht mes komunës dhe Qytetit të Shkupit.Visar Ganiu bazat e matematikës është dashur t’i mësojë deri në klasë të katërt, mjetet që paguajnë personat juridikë dhe fizikë nga komuna e Çairit në të gjitha bazat për tatime dhe komunale janë të ndara proporcionalisht ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës, dhe ato mjete për tërë mandatin e kaluar nuk kalojnë 1.2 milion në vit për Qytetin dhe po aq për komunën e Çairit. Mjetet janë investuar në projekte aktuale dhe të reja në infrastrukturë, ujësjellës, gjelbërim, janë pastruar mbi 40 deponi ilegale. Visar Ganiu nëse nuk do t’i merrte paratë për projekte nga qeveria e VMRO-DPMNE-së, nuk do të kishte me çfarë të fotografohej, përveç kësaj, duhet të jep përgjegjësi se për çfarë i shpenzoi 1.2 milionë në vit nga mjetet e çairasve, që i kanë transferuar në llogarinë e tij”, tha Arsovska për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments