Kryetarja e komunës së Shkupit, Danella Arsovska përmes një postimi të radhës ka vazhduar luftën e saj siç e quan ajo me ndërtimet pa leje në komunën e Çairit duke mos ju ndarë për asnjë ditë kryetarit Visar Ganiu. Arsova në postimin e saj sot ka akuzuar kryetarin Ganiu se ka legalizuar një objekt të ndërtuar pa leje sipas saj, e që ky objekt është i nipit të kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadikut.