17.5 C
Tetovo
E shtunë, 12 Korrik, 2025
BallinaLajmeArsovska: Më sulmuan fizikisht me goditje dhe shkelma..(video)

Arsovska: Më sulmuan fizikisht me goditje dhe shkelma..(video)

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska është sulmuar fizikisht gjatë një inspektimi të një objekti përballë stacionit të policisë në Bit Pazar. Pas sulmit, Arsovska u pranua shkurtimisht në spitalin “8 shtatori”. Para spitalit tha se I gjithë incidenti kishte ndodhur në prani të policisë.

“Më sulmoi fizikisht duke më rrahur, goditur, shkelmuar, para syve të Ministrisë së Brendshme. Kërcënime të rendit më të ulët, me dhunim, për mua, familjen, para veshëve dhe syve të policisë. Në vend që të ndalohej menjëherë, atij iu lejua më shumë se gjysmë ore të thërriste njerëz, miq, të fliste, të tregonte , çfarë do të më bënte, me zë të lartë, çfarë do të më bënte mua, çfarë do t’i bënte familjes sime”, tha Danela Arsovska Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Incidentin e ka konfirmuan Ministria e Brendshme

“Më 11.7.2025 në orën 12:15 nga A.J. në MPB është raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në rrugën Kumbara, është sulmuar fizikisht Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe se disa persona kanë bërë kërcënime verbale ndaj saj”, thonë nga MPB.

Sulmi ndaj Arsovskës u dënua edhe nga kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu. Arsovska më parë informoi se vazhdimisht merrte kërcënime me jetë pikërisht për shkak të inspektimit të objekteve ilegale dhe sulme të tilla verbale u denoncuan në polici.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments