“Kryeministri i UD Talati nga Forino ka dhënë udhëzime për sulm të ri nga ndonjë sekretar i Qeverisë, i cili po ashtu nuk e di se çfarë është puna e tij”, ka shkruar kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në rrjetet sociale.
Ata e dinë një ditë më parë që kanë lidhur një kontratë 2.2 milionë euro për të marrë me qira makina luksoze për ta vozitur Talatin, por nuk dinë të kositin barin në oborrin e tyre.
Ja, t’ua kujtojmë kontratën që e kanë nënshkruar për mirëmbajtjen dhe kositjen e oborrit në Vlladë për 330 mijë euro!”, shtoi Arsovska.
Kryeministri teknik Talat Xhaferi, pas raportimit për punën e bërë në 100 ditët e para nga Qeveria që ai drejton, ka dhënë një shpjegim për barin e tejmbushur rreth Qeverisë, për të cilin ka pasur reagime të shumta nga qytetarët. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për barin, Xhaferi ka sqaruar se është obligim i Qytetit të Shkupit.