Në disa shkolla të Tetovës u bojkotuan orët e para të mësimit, në shenjë revolte nga arsimtarët pasi nuk kanë marrë paga. Vonesa e rrogave, siç tregoi drejtoresha e shkollës “Kirili dhe Metodi”, ka ardhur për shkak se sekretarët e rinj të shkollave nuk kanë ditur të planifikojmë buxhetin e shkollave.
“Sot patëm një takim me arsimtarët, ora e parë nuk është mbajtur pasi që është një revoltë tek arsimtarët pasi që nuk kanë marrë rroga ne plotësisht ata i kuptojmë pasi që është edhe fundviti dhe siç na u kumtua nga sektori për veprimtari publike e gjithë kjo ngatërresë është bërë për shkak të disa sekretarëve të disa shkollave që janë të rinj në punën e tyre edhe janë bërë disa lëshime në buxhetin e shkollave të tyre, nga ku edhe duhet të jepet regresi dhe një problem i vogël e ngatërron e gjithë punën në komunën e Tetovës.”- tha Sihana Kaba Kasami, Drejtoreshë e Shkollës.
Kryetari i komunë së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë ditës as nuk ishte i informuar për këtë çështje dhe tha se Komuna nuk ka faj.
“Nuk kam informata se ka bojkot edhe nuk shoh arsye të ketë bojkot në shkolla por deri sa vetë shkollat kanë bërë propozim, sepse propozimi për rebalanc vinë nga vetë shkollat, nëse kanë bërë gabime, ato gabime janë përmasuar dhe unë nuk shoh arsye për të pasur bojkot dhe në këtë rast nesër pasnesër rrogat do të kalojnë.”- pohoi Bilall Kasami, Kryetra i Komunës së Tetovës.
Deri sa po përgatitej kjo kronikë, gjatë ditës arsimtarët i morën rrogat. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që të punësuarit në arsim në Tetovë kanë vonesa në rroga shkaku i gabimeve që bëhen gjatë përpilimit të buxhetit.