7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaOpinionArsim Zekolli – Taravarit: Zhurmaxhi që sillet nëpër studio televizive me tone...

Arsim Zekolli – Taravarit: Zhurmaxhi që sillet nëpër studio televizive me tone vajtuese

I vetmi aspekt kurioz i figures politike Arben Taravari eshte shkathesia e tij qe te ben “udhetarin e verbert” ne politik. Mungesen e karizmes, mungesen e bindjes politike, mungesen e karakterit e kompenzon me shkathesine qe te behet “sateliti” kohes qe hudhet ne orbiten gravituese te ndonje subjekti tjeter, sa per mbijetes.

Ashtu u fut ne politike, duke bere trabantin e se pari Zoran Zaev, qe me pas te lidhet ne karrocen e Zijadin Seles, pastaj te ndihmon Ali Ahmetin ne largimin e Nevzat Bejtes, te behet promotori per nje perdorim i Daniela Arsovskes, qe me pas te behet Shqiptari mire i Hristijan Mickovskit dhe Apasievit, pastaj te mundohet te behet i besuari i Albin Kurtit, te kap pak nga populariteti i Izet Mexhitit dhe ne fund te kthehet te baba Ali. Por nese i largoni keto endacakje vulgare, per c’ka saktesisht do permendej Taravari? Per cilen arritje? Se paku per nje deklarate, perveq ato puberteske per “shejtan Alien” dhe “kemi 61 deputet”?
Taravari Arben eshte i pari i gjenerates te instant-yjeve politik ne kampin politik Shqiptar, te modeluar sipas modelit maqedonas qe u imponua nga klasa e PPD figurinave post-Abdurahman Aliti.

Si i tille, Taravari eshte nje kombinim Shqipfoles i Tito Petkovskit dhe Pavle Trajanovit. Pra, figurine zhurmaxhi qe sillet neper studio televizive me tone vajtuese, me grimasa lypsiqare, duke tentuar te eksploaton temen e dites dhe sentimentin e javes. Por, pa kontribuar asgje ne asgje.
Nuk e kuptoja dhe askush nuk arrin te me spjegon se per c’ka opozita Shqiptare, por edhe Albin Kurti, i kushtonin aq vemendje, duke e ditur se perveq nje klubi klientelesh medial te paguar, Tarvari nuk sjell ndonje perfitim votuesish apo imazhi. Ashtu si qe nuk solli ndonje entuziazem te shtuar ne kampin opozitar deri sa lozte “krahun pozitiv ne ASh” ashtu nuk do sjell edhe ndonje rritje votash ne kampin BDI.

Ka kohe qe Aleanca Shqiptare eshte shendruar ne Agoni Shqipfolese, e lodhur vet dhe duke na lodhur te gjith neve me pradhime te lodhta te pseudo-patriotizmit. Ata qe dikur krekoseshin me “Xhevat Liman Skenderbeg” zerime se do radikalizohen me keq se VetVendosja, ne fund u shendruan ne Tito Petkovska shqipfoles qe mundohen te mbijetojne permes shantazheve te imeta dhe flerti me ke do, me cilin do, me c’ka do vetem e vetem per te ruajtur villa-Taftalixhe dhe ndonje biznes aty-ketu.

Keshtu qe, duke qen projekt insititucional-medial, trajektorja e Aleances Agonike percjell trajektorjen e humbjes se besimit ne mediat qe e shtynin kete projekt si nje karikatur modernizmi. Ishte lodhje te percjell endacakjet e tyre neper politike, do jet edhe me e lodhshme te percjellim pluhurosjen e tyre neper sokaqe provinciale pas kalerimit te Shemave integrist. /Zyrtare.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments