10.1 C
Tetovo
E diel, 20 Tetor, 2024
BallinaOpinionArsim Zekolli /Taravari -Psikopatologjia e nje mashtruesi qe largoj mjegullat nga politika.

Arsim Zekolli /Taravari -Psikopatologjia e nje mashtruesi qe largoj mjegullat nga politika.

Skaj gjitha dallimeve, dy konstanta karakterizojne politiken kudo ne bote. E para, natyra sociopatike e politikanit. E dyta, fenomeni i genjeshtres si bosht i cilit do politikan. Sociopatologjia ndihmon ngritjen, genjehtra ndihmon mbijetesen ne politike. Deri ne momentin kur sociopatologjia zberthen ne siperfaqe dhe pefytyron genjeshtren. Ose, anasjelltas. Kjo eshte – me variacione minimale – ligj I pashkruar ne politike ne cilin do cep te botes.

Ne rastin tone, figura e Arben Taravarit eshte ajo e patologjise sociopatike qe sjell ne siperfaqe natyren genjeshtare te konceptit pseudo-opizitar. Natyre qe e percjell gjat tere procesit te ngritjes ne piramiden politike. Nuk do mirrem me “deshmite” e bashkpartijakeve te tij gjat bredhjeve nga njera ne tjeter parti, gjithnje nga prapavija, gjithnje si hije mbi supe te liderit, gjithnje ne suaza te intrigave tani me karakteristike mediale “a do pranon Taravari, a nuk do pranon Taravari” per mbajte te vetes ne focus te vemendjes.

Mjafton te cekim epizodin e njohur me promovimin e Danella Arsovskes neper Cair, bashk me Bekim Sali. Nje afere dashurie qe nuk zgjati shum, pasi qe Danella qe ne fillim kuptonte natyren labile te “vardisesve” te saj dhe I hodhi ne berllog. Epizodi i dyt, ai i servilosjes totale para partive maqedonase kur printe ne “perhapje lajmesh te mira per 61 deputet”. Epizod qe ca muaj me vone do mbindertohen me aktin e patricidit ndaj liderit te tij partijak dhe vrapit drejt BDI si partner koalicioni.

Nuk ka asgje kriptike per analizim te Arben Taravarit. Thjeshte, nje figurine dy-dimenzionale, pa thellesi, pa karakter, pa moral, pa identitet, qe mundohet ta kompenzon duke u stolisur o me kete, o me ate pelhure te politikes ditore. Gje qe ne fund morri permasa komike sa qe edhe gazetaret maqedonas do konstatojne se “Taravari nje flet para gazetarve ne Prishtine, tjeter para gazetarve ne Shkup”. Si i tille, ai personalisht eshte I parendesishem. Por kontekstualisht, veprimi I tij per keto disa vite dhe shperthimi nervoz I tanishem mundeson kuptimin e proceseve qe po ndodhin.

Maqedonia sot eshte ajo qe e paralajmeronim ne vitet 2017/18, kur skena politike ishte e mbuluar me mjegulla te dizenjuara te multikulturalizmit, konceptit qytetar, religjionin dhe orientimin europian. Kjo eshte koha kur ne skene depertonte intriga e kontrabandimit te islamizmit permes simboleve fetare, imponimit te “Olivera Albanci”, selektimit te sistem-Shqiptareve neper partite maqedonase dhe perdorimit te tyre per depertim ne celulat tradicionale qe shprehnin vullnetin dhe identitetin burimor Shqiptar. Kjo behej ne BDI permes Artan Grubit, ndersa ne opozite permes Besa dhe Alternativa. Ky process i kontrabandimit te koncepteve fetare ne fund do rezulton edhe me epizodin e harruar ku vendimi per krijim te Frontit Europian u kopijua ne menyre immediate permes krijimit te Levizjes Europiane opozitare. Pra, karnevali i kontrabandimit lokal pseudo-kombetar, u mbindertua me kontrabanim te fese ne konceptin pseudo-europian. Dhe kete, si shofim, veyhguesit e jashtem e kan te qarte.

Ne kete loje, BDI nuk eshte dhe nuk mund te konsiderohet si pala e demtuar, pasi qe ne realitet, 80% e udheheqesise se tanishme opozitare eshte ne fakt eks-BDI ne ndarje te korpcionit 20 vjecar dhe 100% identike me mentalitetin politik te BDI. Prandaj, ky intenzitet i konfliktit BDI-VLEN nuk eshte fal dallimeve konceptuale, por vetedijes per natyren e tyre identike te se njejtes familje te perqare qe kerkon nga kojshia (VMROLSDM) te vendos se cili eshte ne te drejte (Shqiptar) e cili ne gabim (multikulti).

Ky konflikt tani rezulton me kete patologji konfuze qe perjeton VLEN. Ata qe reklamojne se “jan me turk se turqit”, ata qe fitonin komunat me ndihma “vota joshqiptare”, ata qe ende me shum vajtojne Srebrenicen se Recakun, ata qe futeshin ne BDI mbi baza eksploatimi te “afersise me turq, torbesh, boshnjal”, jan te njejtit qe sot me ngulm dhe nervoze mundohen te pervetesojne, eksploatojne dhe monopolizojne perfaqesimin Shqiptar. Pse kjo kembengulje?

Pasi qe VLEN eshte e vlefshme per VMRO-LSDM vetem si falco-Shqiptar, jo si Multikulti. Nervoza e VMRO-LSDM ndaj BDI nuk definohet nga “krimi, korupcioni” (nuk ka krim BDI ne te cilin nuk eshte perfshire dikush nga maqedonasit) por nga mllefi qe BDI filloj te shtrin ndikimin ne pjesen lindore te vendit, te inkuadron jo-maqedonas dhe me kete te cenon monopolin VMRO-LSDM si “parti multientike” karshi nacionalisteve Shqiptar. Ne prizmin e shoveneve Maqedonas, VLEN si imitim fetar I Shqiptareve eshte I mireseardhur para perendimoreve dhe lehte I kontrolueshem qe koncepti Shqiptar te mbahet ne suazat “andej Grupqini”.

Maqedonasit e kan te qarte se ky plan deshtoj. Rrjedhimisht, tani mundohen qe konfliktin nderetnik te manifestuar permes konfliktit BDI kunder VMRO-LSDM ta reduktojne ne “konflikt mes Shqiptareve”. Prandaj ky hov, kjo histeri Taravari, Izeti qe ndjejne renien e peshes se tyre. Te manifestuar permes injorimit diplomatik te te perzgjedhurve te tyre ne poste shteterore. Per kete skenar paralajmeroja para muajsh, se skenari Abazovic ne Podgorice nuk aplikohet dot ne Maqedoni, pasi qe rethanat, demografia dhe eksperienca e ketushme dallon nga ajo ne Mal te zi.

Nese shiqoni me vemendje, jo nga mendja ime por nga goja e tyre, “strategjia” e tanishme e VLEN eshte ajo e varshmerise satelitore ndaj VMRO-LSDM. Kjo reflektohet me se qarte ne fjalet e Gashit, Izetit, Taravarit te cilit pasi qe humben legjitimitetin etnik, pasi qe u demaskuan si mashtrues ndaj Ndryshimeve Kushtetuese, tani ne panik bejne papagalin ne recitimi Shqip te deklaratave maqedonisht te Mickoskit. Ndegjoni se c’ka thojne Taravari dhe Gashi: presim zgjedhjet ne Bulgari, ne BE, ne ShBA ne shprese se kjo do lehteson zgjidhjen (jo ndryshimin) e ceshtjes se Kushtetutes. Kjo eshte ne fjale dhe fryme kopijim identik I deklaratave te meparshme te Mickoski, SIljanovska, Nikolovski. Dhe kjo eshte tragjedia ne pritje.

Ne cilin cep truri, ne cilen logjik VLEN konsideron se zgjedhjet ne Bulgari, BE, ShBA do sjellin ndryshim drejt permiresimit? Eshte normale, logjike qe VMRO-LSDM shpresojne ne fitoren e grupimeve ekstrem-djathtiste, anti-islame, pro-Ruse duke shpresuar se kjo do zbute Greqine dhe sidomos Bulgarine. Me kete servilizem ndaj VMRO, ne fakt VLEN rreshtohet ne njejten vije me Vucic I cli poashtu shpreson ne fitore ekstrem-djathtiste qe do mundeson “qerim hesapesh me Kosoven”.

Mendoni se dikush ne VLEN e mendon kete? Eshte absurede. Perzgjedhja e lidershipit VLEN eshte bere mu mbi kualifikimin “jomendues” dhe refuzimit te “mendueshmerise”. Pra, ashtu si qe maqedonasit benin ne menyre diskrete selekcionimin e “kuadrove profesionale BDI”, tani vazhdojne ta bejne me VLEN. Rezultati? Mbi 70% Shqiptaresh nuk ndjejne kuadrot BDI-VLEN te denje per votim, lere se perfaqesim.

Mashtruesit patologjik si Taravari, Zaev, Mickoski, Crvenkovski gjithnje kan nevoje egzistenciale per mjegulla (dekorative) per te kamufluar motivet dhe sidomos natyrat e veta. Keto zgjedhje larguan gjitha mjegullat dhe ne siperfaqe nxorren esencen e se vertetes: ne maqedoni ka dy koncepte – ai maqedonas dhe ai Shqiptar. Nuk ka me mjegulla Multikulti, gragjanski, sozivotni, ednoopstestveni. Maqedonasit ben unifikimin etnik dhe tani ne process eshte unifikimi etnik Shqiptar. Deshira maqedonase per perdorim te VLEN si fluske mjegulle te fundit mbi koka Shqiptaresh, deshtoj. Kjo BDI qe mbijetonte ne mjegulla der isa “ngrente jeshil” tani ne panik po mundohet ti ktheht kombit. Deshiron, por pa largim te mashtruesve, do mbetet ne gjysem rruge. Ndersa VLEN, do vazhdon aty ku ishte para se te largoheshin nga BDI. Si bartes koferash maqedonase, si imitim Shqiptarie dhe koalicion qe te vetmin raison d;etre e kishte te jet kunder Grubit, por asnjehere kunder Muses, per shembull. VLEN eshte kriju si psikopatologji inatesh personale. Ashtu dhe do vazhdon. Mes vete. Pse? Pasi qe, ashtu e kan natyrenm ashtu e kan misionin e caktuar dhe ashtu e kan VLER-en e perdorimit.

Iftaret i kishin te perbashketa te Shqiptaret.

Syfyret – taraf, taraf ndaras te Mickoja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments