Nuk ka marrëveshje që garanton shpëtimin e gjuhës, nuk ka marrëveshja që ta ndalojn ekzistimin e gjuhës dhe identitetit, tha Arsim Zekolli në edicionin veror Click21 në TV21.
“Në këtë moment është vetë qytetari dhe popullata maqedonase që e shpëton ekzistencën e vetë nuk është elita politike dhe këtë disa herë e kam përsëritur me bashkëbisedues nga Bullgaria dhe i kam thënë unë sot jam i gatshëm që të pranoj se një Mickovski, Zaev apo kushdoqoftë prej politikanëve maqedonas janë bullgar por problemi është se çka duhet të bëjmë me maqedonasin e rëndomtë i cili nuk ka as fitim as humbje kur e pyet se çfarë je ai thotë jam maqedonas. Nuk e thotë për zili, nuk e thotë për çallëm apo inati thjeshtë ashtu ndjehet”, tha Zekolli.