2.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Shkurt, 2026
BallinaLajmeArrihet marrëveshja mes Qeverisë së RMV-së dhe gastronomëve

Arrihet marrëveshja mes Qeverisë së RMV-së dhe gastronomëve

Propozim-ligji për mbrojtjen nga pirja e duhanit do të pësojë ndryshime pas takimit të fundit mes përfaqësuesve të sektorit të hotelerisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimi kryesor parashikon që tarracat e lokaleve, për t’u konsideruar si hapësira ku lejohet duhani, duhet të jenë të hapura në të paktën dy anë, në dallim nga propozimi fillestar që kërkonte hapjen e tri anëve.

Institucionet kanë vlerësuar se shumë objekte nuk kanë mundësi teknike për t’i hapur tarracat nga tri anë, por ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura mbetet i prerë. Kryetari i Odës Turistiko-Hotelierike, Perica Golomeiq, sqaroi se në brendësi të lokaleve nuk do të lejohet as pirja e cigareve klasike, as e pajisjeve “IQOS” apo “Vape”. Ai shtoi se tarracat do të duhet të përshtaten sipas ligjit të ri, duke qenë të hapura në dy anë dhe të rrethuara deri në lartësinë 1.40 metra për të garantuar ajrosjen natyrale dhe sigurinë.

Edhe pse hotelierët kërkuan një periudhë kalimtare prej tre vitesh, pritet që atyre t’u jepet një afat prej më së shumti një viti pas hyrjes në fuqi të ligjit për të bërë përshtatjet e nevojshme në objektet e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments