Është arrestuar Rade Trajkovski Shteklli, i cili dyshohet për tregti me drogë – mëson TV21 nga burime brenda policisë së Maqedonisë.
Ai ka udhëhequr grupin e mbi dhjetëra anëtarëve të cilët merreshin me mjete narkotike.MPB dhe Biroja për siguri publike janë në kërkim të arrestimit të gjithë grupit të tij.
Shteklli, siç bëjnë të ditura burimet e njëjta është arrestuar teksa përpiqej të arratiset, në afërsi të një hoteli në rrethinë të Gjevgjelisë.
Në lidhje me këtë aksion të policisë, një polici i është konfiskuar celulari pasi dyshohet se ka dhënë informacione që lidhet me grupet “Baron”, “Bellanoca”, “Gërçec” dhe Shtekllin.
Ai ka qenë i përfshirë edhe në disa përleshje mes narko-grupeve në Shkup dhe ndaj tij disa herë u bë atentat.
Ky aksion i MPB vjen pas shkatërrimit të grupit të Haraçinës – Bellanoca./TV21