Pjestarët e policies të SPB-Tetovë, mbrëmë (25-qershor) rreth orës 23:00 kanë ndaluar 41-vjeçarin A.R. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë dhe i kishte ofenduar ata derisa ishin duke kryer veprimet zyrtare pas kryerjes së kundërvajtjes në komunikacion nga motoçiklisti 18-vjeçar I.I., po ashtu nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatiten parashtresat adekuate.