Policia e Kosovë sot gjatë ditës ka arrestuar një prit qe ishte duke shërbyer në kishën e Leposaviqit.
Burime të gazetës Infokus kanë bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë me qellim të depërtimit për në Serbi për shkak se i njëjti nuk kishte lejeqëndrim dhe nuk ishte i lajmëruar tek organet kompetente sipas procedurave ligjore.
Por ky vendim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të EULEX-it të cilët kanë “zbarkuar” në Prishtinë, fillimisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e në këto momente kanë shkruar në polici ku po interesohen për arrestimin dhe të gjitha procedurave qe janë zhvilluar deri me tani për arrestimin dhe dëbimin e priftit.