10.7 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajmeArrestohet drejtori i Kombëtares A së futbollit, Deni Masev

Arrestohet drejtori i Kombëtares A së futbollit, Deni Masev

Drejtori i përfaqësueses së lartë të Maqedonisë, Deni Masev, është arrestuar në aksion policor, shkruan gazeta “Sloboden Peçat”.

Gazeta shkruan nga burimet e saj se Masev ndodhet në Shutkë dhe jozyrtarisht flitet për një lidhje me grupin e Rade Trajkovskit – Shteklit, i cili paraprakisht ishte arrestuar nën dyshimin për trafik droge.

Deni Masev është rikthyer në drejtimin e tij në janar, ndërsa nga prokuroria nuk ka informacione se për çfarë dyshohet aktualisht.

Sipas burimeve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Deni Masev është shkarkuar nga pozita e tij.

E gjithë kjo ndodhi pak para nisjes për në Lihtenshtajn dhe fillimit të kualifikimeve të Botërorit 2026.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments