Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar më 7 korrik në Zvicër.
Kjo është bërë e ditur mbrëmë nga Policia Kantonale e Zvicrës.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarit janë arrestuar në Aeroportin e Zurichut, me 47 kilogramë kokainë, gjatë kontrollit të një bagazhi.
Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Zyrën Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare.
Shqiptarët e prangosur në këtë rast dyshohen për shitblerje të narkotikëve.
Gjithashtu është thënë se të dyshuarit në këtë rast janë të moshës 25 deri në 40 vjeç dhe se nuk janë shtetas të Zvicrës.
Pasi u intervistuan nga policia, të njëjtit u përcollën për në Prokurorinë Publike përgjegjëse./Lajmi.net/