Arrestimi i liderit të opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorëve të tij, për Sali Berishën është një përpjekje për një Turqi pa opozitë.
Kreu i PD-së dënon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit. Sipas tij ky është një akt i rëndë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.“Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.
Arrestimi i kreut të opozitës turke ka shkaktuar protesta të forta në Turqi, ndërsa presidenti Erdogan e ka cilësuar hipokrite opozitën.