10.6 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeArrestimi i Ilir Metës, paralajmëron Tedi Blushi: Ish-presidentin e tradhtoi Garda! Akt...

Arrestimi i Ilir Metës, paralajmëron Tedi Blushi: Ish-presidentin e tradhtoi Garda! Akt terrorist, nga sot e kanë personale me…

Krim të pashembullt”, e quajti sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, arrestimin e kryetarit të kësaj partie, Ilir Metës.

Blushi hodhi akuza ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit.

“Artemis Peca, dëshmitari okular i dhunës dhe aktit kriminal që narkodrejtësia e Altin Dumdumanit. Dënojmë me ashpërsi këtë akt terrorist të konsumuar nga Bin Laden në krye të SPAK ose Altin Dumdumani, që sot me kriminelët nën uniformë të narkopolicisë kryen një nga krimet më të pashembullta në republikën e Shqipërisë, duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-presidentin, Ilir Meta. Edhe pse me imunitet dhe nën mbrojtje nga garda, fatkeqësisht i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga kriminelët që i paralajmëroj që nga ky moment e kanë personale me qytetarët e ndershëm se kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm kriminelë mund ta bëjnë”, tha Blushi në një deklaratë për mediat.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments