-0.3 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaLajmeArrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e...

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe ai vetë është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt.

Më pas Majko iu përgjigj opozitës, e cila vazhdimisht thotë se “është radha jonë” për ardhjen në pushtet.

Për këtë Majko tha se pushteti nuk është radhë qumështi, e as radhë kosi dhe se radha për pushtetin do të caktohet nga kutitë e votimit dhe të zgjedhjet e 11 majit.

Pandeli Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndihem në pozitë të vështirë përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt, përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata.

Megjithatë asnjë nga ne ketu nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, nuk u çua këtu dhe të akuzonte SPAK për organizatë kriminale. Nuk u çua këtu dhe të akuzonte ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish sekretarin e shtetit.

Kam përshtypjen se keni një perceptim shumë të gabuar me kontraktuesin tuaj të paguar sidoqoftë emri i tij. Keni ide shumë të gabuar se sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithçka diskutohet për ju dhe me ju.

Unë e dëgjoj shpesh që thoni radha jonë është radha jonë, nuk është radhe kosi as qumështi, është zgjedhja e popullit shqiptar. Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kush do të jetë radha e kujt. Kaq! shekulli.com.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments