4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaArrestime masive në Turqi ndaj personave që dyshohet se mashtruan e plaçkitën...

Arrestime masive në Turqi ndaj personave që dyshohet se mashtruan e plaçkitën viktimat e tërmetit

Të paktën 98 njerëz janë arrestuar të shtunën nga forcat turke të sigurisë mbi pretendimet se kanë plaçkitur ndërtesat e dëmtuara, kanë kryer grabitje apo kanë mashtruar viktimat e tërmetit shkatërrimtar të javës së kaluar, ka raportuar agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Sipas burimeve të sigurisë, që donin të mbetnin anonime “për shkak të kufizimeve në media” hetimet janë kryer ndaj të paktën 42 të dyshuarve në provincën jugore turke Hataj mbi pretendimet për plaçkitjen e ndërtesave të dëmtuara, ka raportuar Anadolu.

“Të paktën 40 të dyshuar janë arrestuar dhe ekipet e sigurisë kanë konfiskuar gjashtë armë, tri çifte, bizhuteri, kartela të bankës, 11 mijë dollarë dhe 70 mijë lira turke në kesh, thotë kjo agjenci lajmesh duke cituar burimet,” – raporton CNN.

Dy të tjerë po ashtu janë arrestuar pasi ishin paraqitur si punëtorë ndihmash dhe që pretendohet se kishin dashur të plaçkisnin kamionët me ushqime për viktimat e tërmetit në provincën e Hatajit.

Të paktën gjashtë persona të tjerë po ashtu janë arrestuar në Stamboll mbi pretendimet se kanë mashtruar një viktimë të tërmetit në Gaziantepin jugor përmes telefonit.

Në një vend tjetër në Turqi, dhjetëra të dyshuar tjerë janë arrestuar për plaçkitje dhe grabitje të pretenduara në zonat e goditura nga tërmeti, raporton Anadolu.

Të dyshuarit janë nga të paktën tetë provinca, përfshirë Kahramanmaras, Hataj, Adijaman, Malatja, Osmanije, Adana, Gazantep, dhe Sanliurfa, shtoi ai.

Ndërkohë, njoftohet se një burrë i panjohur në ShBA ka shkuar në ambasadën turke dhe i ka dhuruar plot 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit, ka thënë kryeministri i Pakistanit.

“Këto janë akte të lavdishme të filantropisë që lejojnë njerëzimin të triumfojë edhe kundër sfidave që duken të pakapërcyeshme,” – e përshkroi këtë veprim kryeministri Shehbaz Sharif.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments