27.7 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajmeArratistjet nga burgu i Shutkës, akuzë kundër 8 personave

Arratistjet nga burgu i Shutkës, akuzë kundër 8 personave

Tetë punonjës të burgut në Shutkë përballen me akuza për shpërdorim të rëndë të detyrës. Në qendër është Filip Andov “Sokol”, ish-drejtori i burgut, për të cilin në aktakuzë thuhet se së bashku me dy policë, kanë kryer vepër të vazhdueshëm – “Shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa pesë oficerë të tjerë të policisë së burgut ndiqen penalisht për “Kryerje të pakujdesshme të detyrës”.

“Të dyshuarit, në periudhën mars-korrik 2024, gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, kanë kryer me dashje disa veprime të lidhura në kohë, me ç’rast u kanë siguruar pesë të dënuarve përfitime që, sipas vendimeve gjyqësore, nuk u kanë takuar. Ata kanë lejuar që të dënuarit të çohen në shtëpitë e tyre dhe në vende të tjera për nevoja private, në kundërshtim me procedurën për transferimin e personave të privuar nga liria jashtë institucionit”, thonë nga Prokuroriа për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Kjo procedurë vjen pas aksionit policor të 20 shkurtit të këtij viti, kur MPB ndaloi dhjetë persona pas kontrolleve të kryera nga Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve. Në atë kohë, përveç Andovit, u arrestua edhe një oficer policie burgu, me dyshimin se ka mundësuar arratisjen e një personi të privuar nga liria. Në atë kohë, Gjykata Penale përcaktoi masa paraprake për dhjetë persona, ndërsa për dy persona procedura është ndërprerë për shkak të mungesës së provave./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments