7.1 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeArratisja e Artan Grubit, MPB jep detaje

Arratisja e Artan Grubit, MPB jep detaje

Pothuajse tre muaj nga arratisja e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, i dyshuar për përfshirje në furnizime kriminale në Lotarinë Shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit. Nga MPB për TVM2 theksojnë se janë në komunikim edhe me shtete të tjera dhe se vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tij.

“Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të vendeve në të cilat sipas informatave operacionale personi mund të gjendet. Në rast të gjetjes pasojnë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, me qëllim kthimin e tij në vend.”.

Mickoski: Ahmeti ka komunikim, le ta thërret

Përderisa institucionet e ndjekjes nuk e kanë siguruar prezencën e të dyshuarit ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, para organeve të drejtësisë, vazhdojnë përplasjet politike se ku potencialisht fshihet Grubi dhe kush ka njohuri për vendndodhjen e tij. Së fundmi kryeministri, Hristijan Mickoski, ka theksuar se Ali Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe e këshilloi atë të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.

“Kur do të kthehet Grubi, nuk e di, nga sa arrita ta dëgjoj Mexhitin, ai tha se Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe ndoshta ai duhet të japë një përgjigje se kur do të kthehet. Unë do të dëshiroja që ai të kthehej që sot, sepse mënyra e vetme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve është të jetë këtu i pranishëm dhe të japë përgjigje.”, – ka theksuar kryeministri, Mickoski, për televizionin Alsat-m.

Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të ShBA-së për korrupsion, fillimisht i mohoi akuzat për arratisje, duke deklaruar se ndodhet jashtë vendit për një “vizitë private”. MPB lëshoi fletëarrest ndërkombëtar, pasi që Gjykata Penale i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Bajrami si i parë dhe Grubi si i dytë, janë të dyshuar se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 8.2 milionë euro. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, e cila parashikon dënim me të paktën katër vjet burg. /RTM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments