Nga sot Armenia i njeh pasaportat e Kosovës, kjo u bë e ditur nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.
“Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka shkruar Ahmeti