Në ora 19:00 në kazermën “Ilinden” në Shkup, një njësi e batalionit artilerik të Ushtrisë do të zhvillojë zjarr nderi artilerie me shkrepje të 10 togave nga 6 topa.
Gjuajtja e nderit është pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Ushtrisë.
Paraprakisht nga ora 17:00 deri në orën 18:00 do të kryhet një gjuajtje testuese e artilerisë me një gjuajtje nga 6 artileri, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.