-4.4 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeArlind Murtezani-këshilltarë i AKI kërkon mbledhje urgjente në komunën e Tetovës

Arlind Murtezani-këshilltarë i AKI kërkon mbledhje urgjente në komunën e Tetovës

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në kuvendin komunal të komunës së Tetovës, Arlind Murtezani përmes një shkrese drejtuar kryetarit të këshillit komunal ka kërkuar të thirret mbledhje urgjente e këshillit të komunës së Tetovës dhe të ndërmarim veprime konkrete për tu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga këto vërshime, shkruan Top24

Fillimisht më lejoni të shprehi keqardhje për fatkeqësinë që ju ka ndodhur dy familjeve, si pasojë e rrënimit të murit mbrojtës, ku fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz, por fatkeqësisht dëmet materiale janë të rënda për këto familje. Si këshilltar komunal, i zgjedhur nga qytetarët e Tetovës, ndjej përgjegjësi personale dhe institucionale, si pjesë e Këshillit Komunal të Tetovës, që të reagojmë dhe tu dalim në ndihmë këtyre familjeve, si dhe qytetarëve të tjerë për të parandaluar fatkeqësitë e ngjajshme dhe rreziqet që mund të jenë edhe më fatale në të ardhmen. Nisur nga kjo, sot i drejtova një kërkesë kryesuesit të këshillit komunal, ndërsa zyrtarisht dhe publikisht do tu drejtohem edhe kolegëve këshilltarë që të thërasim seancë urgjente dhe të ndërmarim veprime konkrete. Kërkesën integrale po e bëj publike edhe për opinionin dhe pres mbështetje nga kryesuesi dhe këshilltarët e tjerë, pa dallime politike, etnike ose të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments