10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArjanit Hoxha / Nuk dua të shkojë BDI në opozitë me një...

Arjanit Hoxha / Nuk dua të shkojë BDI në opozitë me një BDI të re

“Nuk dua të shkojë BDI në opozitë me një BDI të re”, tha Arjanit Hoxha në “Summer Click” në TV21.

Hoxha vazhdoi me kritikat ndaj Izet Mexhitit, për të cilin tha se për 18 vjet ka menaxhuar me Shkupin e vjetër dhe se është absurde që të kërkohet reforma me të në BDI.

“Personi i cili për 20 vjet ka qenë udhëheqës i politikave kryesore të BDI-së, ka menaxhuar 18 vjet dhe vazhdon të menaxhojë me Shkupin e vjetër dhe politikbërjen në Shkup. Është absurde të dalim e t’u themi shqiptarëve se, po, ne do ta reformojmë BDI-në duke sjellur Izet Mexhitin në pozicion. Nëse kjo është reformë, unë nuk i besoj kësaj reforme, nëse kjo është rotacion politik, unë nuk i besoj”, tha mes tjerash Hoxha i cili shtoi:Paramendoni fotografinë e këtij blloku opozitar, ku në rreshtin e parë do të jenë të rradhitur Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Zeqirija Ibrahimi, Bekim Sali e Kastriot Rexhepi. Të gjithë aktorë politik prej 2017 e këndej që kanë kundërshtuar njëri-tjetrin deri në akuza për burgosje, dhe çfarë do t’u thonë këta qytetarëve në Shkup, në Çair, se kush e prishi Çairin, se kush lejoi ndërtime pa leje në Çair?”, shtoi Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments