2.8 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeArjanit Hoxha- Lëvizja Besa: Nuk ka më alibi për Qeverinë, reforma në...

Arjanit Hoxha- Lëvizja Besa: Nuk ka më alibi për Qeverinë, reforma në gjyqësor.

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar reforma të shpejta dhe të thella në Gjyqësor.

Nisja e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian ka qenë proces në të cilin është betonuar orientimi euro-integrues i vendit, proces ky që nvarej nga të gjithë aktorët politik në vend, ku një kontribut të veçantë ka edhe Lëvizja BESA si subjekt politik opozitar.
Tash, rrugëtimi drejt BE-së respektivisht shpejtimi apo ngadalësimi i këtij procesi varet nga (pa)aftësia e Qeverisë.
Një nga shtyllat kryesore që kërkon reformë të shpejtë dhe të thellë është Gjyqësori.
Politizimi, partizimi, drejtësia e etnizuar (rastet e montuara), korrupsioni, fshehja e lëndëve dhe vjetërsimi i tyre janë probleme që kërkojnë zgjidhje imediate.
Nuk ka më alibi për Qeverinë rreth reformës në sistemin gjyqësor.
A do zgjat procesi i antarësimit 3, 5, 10 apo pafund vite është përgjegjësi e Qeverisë!”, ka shkruar Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments