7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAriu i ‘përlan’ mjaltin me vlerë 4000 € shqiptarit në Maqedoninë e...

Ariu i ‘përlan’ mjaltin me vlerë 4000 € shqiptarit në Maqedoninë e Veriut

Në komunën Bogovinë të Maqedonisë së Veriut, arinjtë janë kthyer në një problem serioz pasi po hanë mjaltin e bletarëve me vlerë mijëra euro.

Abedin Imeri që merret prej vitesh me bletari thotë se ariu po i shkakton dëme të konsidereushme në biznesin e tij, ndërsa kërkon ndihmën e autoriteteve për këtë problem. Ai thotë se dëmi që ariu i ka shkaktuar vetëm këtë vit përllogaritet 4 mijë euro ndërsa i ka dëmtuar 15-16 koshere.

Imeri ka treguar se është hera e 8 brenda vitit që ariu futet në kosheret e tij dhe i ha mjaltin.

Ariu e ka kaluar gardhin dhe është hidhëruar shumë pasi kam vendosur tel me ferra, dhe e ka hap gropën këtu poshtë. Ai sulmon gati se çdo vit por këtë vit ia ka nxjerre fundin 8 here ka sulmuar. Ka dëmtuar diku 15, 16 koshere dhe nëse e konvertojmë në para është diku deri në 4,000 euro dëm. Këtë vit 8 herë radhazi ka sulmuar, tjerat vite nga dy here por nuk ka bërë dëm shumë por këtë vit shumë, çdo natë e ruaj që të mos hyje.

Ai thotë se nuk është e zakontë që ariu të zbresë në zonat e banuara ku ai mban bletër, por mungesa e ushqimit në male i ka bërë arinjtë që të vjedhin mjalt. Madje ai thotë se ariu pasi ka ngrënë 70-100 kg mjalt nga 2-3 koshere ka pirë edhe ujin që ndodhej aty.

Është interesante se në këtë kohë nuk ka sulmuar ariu, zakonisht sulmon në fund të prillit dhe fillim të qershorit, shkaku që ka aromë të mjaltit dhe vjen në atë kohë, këtë vit nuk ka ushqim në natyrë lart dhe kjo ka bërë që të zbresë poshtë dhe këtë vit sulmon shumë, të gjithë bletaret ankohen shumë. Pasi ka ngrenë mjaltin ka pijë edhe ujin. Disa here ka ngenë nga 70 deri në 100 kilogram mjaltë me dy apo tre koshere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments