Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa në ClickPlus në TV21 ka komentuar videon e publikuar sot nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Hoxha thotë se përmes këtyre publikimeve, BDI po përgatitet për zgjedhje.
“Sa i takon asaj që është publikuar, tregon se BDI ka një frikë se megjithatë po përgaitet që në zgjedhjet cilado qofshin ato, të menjëhershme, të parakohshme, por edhe të rregullta. Është fakt që po përkatitet për të shkuar në opozitë. Po e shihni këtë si shkuarje në zgjedhje? Absolutisht. Lansimi i videos është një sinjal për të kamufluar problemet e BDI-së”, deklaroi mes tjerash Hoxha.
Ndryshe, Ahmeti në Facebook sot publikoi një video me përmbledhje të zyrtarëve nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, të cilët akuzojnë BDI-në për çështje të ndryshme. Ahmeti në mbishkrimin e videos thekson se partitë maqedonase sulmojnë vazhdimisht BDI-në për politika të tyre ditore.