3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeArianit Hoxha-Besa: Çka feston BDI? Ikjen masive të shqiptarëve apo vrasjen e...

Arianit Hoxha-Besa: Çka feston BDI? Ikjen masive të shqiptarëve apo vrasjen e shpresës së rinisë

Zëdhënësi i partisë opozitare Lëvizja BESA, Arianit Hoxha ka shkruar një status në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ka akuzuar partinë shqiptare BDI si vrastare të shpresës së të rinjve dhe shkaktar të ikjes masive drejt gurbetit.

Ai ka akuzuar BDI-në se si shkak i politikave të saja të gabuara ka bërë që shqiptarët sot të jenë rrugëve të gurbetit shkaku i mos prespektivës në vendin e tyre, ai kërkon që të i jepet fund politikës së BDI-së njëherë e përgjithmonë.

Statusi i plotë i Arianit Hoxhës.

“Cila është festa që BDI po i pregatit shqiptarëve!?

Largimi i mijëra të rinjëve nga vendlindja si pasojë e politikave të gabuara!

Partizimi i skajshëm i institucioneve, respektivisht favorizim i atyre që janë me “nënën parti” dhe dëbimi i gjithë të tjerëve që mendojnë ndryshe!

Vrasja e shpresës së rinisë shqiptare, nuk mund të kompenzohet me këngë dhe valle.

Kur shumë familje nuk po arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, BDI shpenzon mijëra euro për të mbuluar dështimin e tyre me këngë dhe valle!

Koha është që ti themi STOP këtij nënçmimi që po na bëhet si popull.”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments