Disa mërgimtarë qëndruan më gjatë, e disa më pak, disa do të kalojnë edhe pak kohë në vendlindje, të tjerëve u ka ardhur koha të kthehen në mërgim.
Pushimi i mërgimtarëve në vendlindje përveç që i kanë dhënë gjallëri vendit, ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik. Mërgimtarët thonë për Alsat, se kanë shpenzuar shuma të mëdha parash që kur kanë ardhur në vendlindje.
“ Në Gjermani… Qe një mauj tash një muaj I bëjmë…. Kemi harxhu pak, familjarisht kështu kemi shëtit….Përafërsisht 5000 të mira, ” tha një qytetar.
“Unë jetoj në Belgjikë, jam qe një muaj ditë këtu, mirë po kalojmë.
-Sa keni shpenzu prej kur keni ardh, sa para keni harxhu ?
– Nuk është me rëndësi ajo, I vjen sikur të lavdërohemi nuk kemi ardh për t’u lavdëruar…
Po mundohemi për vendin tonë, por kush e din e din, kush nuk e din…, ” u shpreh një qytetar.
“Afër dhjet ditë… Në Gjermani…. Harxhimet janë tepër të mëdha, aq shtrenjtë, sikur në Evropë, kështuqë nuk e di, për këto 10 dit mendoj se 2000 euro.. Mendoj edhe këtë javë dhe shkojmë në Gjermani, u shpreh një qytetar.
“Ne prej Turqie kemi ardh të shëtisim…01:54 Kemi ardhur për dasmë, një javë do të jemi këtu, unë këtu kam lindur… tash jetoj në Turqi… ” tha një qytetar tjetër.
Esnafi i Çarshisë tha se me ardhjen e mërgatimtarëve çdo biznes në Çarshi ngritet. Periudhat kur ata kthehen në vendlindje, janë periudhat më fitimprurëse për të gjitha bizneset.
“Të mos i harrojmë ne edhe vizitorët tanë që i kemi, familjarët tanë që vijnë prej viseve tjera që nuk regjistrohen nëpër hotele dhe regjistrime të turistëve, ata janë vizitorë dhe 10-15 ditëshe por janë në fuqi e madhe, është një ndihmesë e madhe për neve për Çarshinë sidomos, u shpreh Bujar Dullovi, Esnafi i Çarshisë.
Akoma nuk ka të dhëna zyrtare nga ana e Bankës Popullore lidhur me remitencat për këtë vit, por sipas të dhënave të këtij institucioni për vitin e kaluar remitencat, apo të hollat që vijnë nga jashtë kanë arritur shumën rreth 1,5 miliardë euro.alsat.mk