Qeveria e cila është bërë strehë e kriminelëve, gjatë së cilës u djegën të gjallë 14 pacientë, për biznese të bashkpartiakëve të tyre, dhe askush nuk u përgjigj për këtë, thotë që po punon në drejtim të euro-integrimeve. Sa qeveria aktuale ka punuar për një të ardhme pro-perëndimore në vend, flasin raportet e fundit të publikuara para pak kohësh. Andaj, mos e gënjeni popullin se në qeveri paska dashur të vijë një strukturë e re anti-eu, kur të tillë jeni vetë ju. Mos aktroni si të brengosur. E vetëmja gjë për të cilën u brgengosët ju ishin karriget dhe privilegjet tuaja, por asgjë më shumë. Ju mund ti blini të gjithë deputetët brenda natës, ti rrëmbeni, të ua ndryshoni anën, por, ju nuk mund ta ndryshoni dhe rrëmbeni dëshirën e popullin. Ata mesazhin ua dërguan në zgjedhjet lokale, por ju, vazhdoni të silleni si të shurdhët.