10.6 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi: Urdhëroni procesoni ndryshimet Kushtetuese, do ta keni mbështetjen tonë

Arbër Ademi: Urdhëroni procesoni ndryshimet Kushtetuese, do ta keni mbështetjen tonë

Arbër Ademi nga BDI në një paraqitje për media i bëri thirrje shumicës parlamentare që të procesojnë ndryshimet Kushtetuese, transmeton TV21. Ademi para mediave tha se do ta kenë mbështetjen e BDI-së.

“Edhe sot nga pozicioni i opozitës, themi urdhëroni procesoni ndryshimet Kushtetuese në procedurë parlamentare, ne do t’i mbështesim pa asnjë kusht, për arsye se, BDI është parti shtetformuese e cila angazhohet në vazhdimësi për një të ardhme më të mirë të qytetarëve dhe rrjedhimisht për të siguruar perspektivën europiane. Prandaj i bëjmë thirrje edhe kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, pa legjitimitet të shqiptarëve, urdhëroni që nesër procesoni ndryshimet Kushtetuese dhe do ta kenë mbështetjen e BDI-së”, tha Arbër Ademi nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments