14 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi: U rikthye majorizimi, u pezullua balancuesi – i lumtë VLEN-it!

Arbër Ademi: U rikthye majorizimi, u pezullua balancuesi – i lumtë VLEN-it!

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mekanizimit të punësimit të barabartë – balancuesit, transmeton TV21.

Ademi thotë se me këtë vendim të GjK-së, është rikthyer majorizimi dhe se s’ka më punësimet për shqiptarët.

Sipas tij, me këtë “është realizuar edhe premtimi i VMRO-së, i cili u votua nga VLEN-i”

“Ajo çka ka ndodhur sot në Gjykatën Kushtetuese është vetëm realizim i thjeshtë i premtive dhe përcaktimeve programore të VMRO-DPMNE-së. Roli i VLEN-it është në cilësinë spektatorit të frikësuar se mos ndoshta po ia merr kolltukun ndokush, pavarësisht se një nga një po çmontohet çdo e arritur e shqiptarëve.

U rikthye majorizimi. Nga Kuvendi u zhvendos tash në Gjykatën Kushtetuese. Anëtarët shqiptar u mbivotuan. Gjyqtarët u ndanë në vija etnike. U pezullua balancuesi. S’ka më punësime për shqiptarët, me përjashtim të ndonjë rasti tek tuk, sa për të thënë.

Mos ta lypin fajtorin dikund tjetër. Ja ku e keni programin zgjedhor të VMRO-s ku premtohet kjo që u realizua sot. Ja ku e keni programin qeveritar, ku e njëjta gjë përshkruhet dhe VLEN-i e votoi. Realizimi ndodhi sot. E VLEN-i, po të mos ishtë kjo situatë tragjike, do të dilnin qesharak. Ju lumtë!”, shkroi Ademi në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments