9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeArbër Ademi reagon pas deklaratave të Ursula von der Leyen: BE foli...

Arbër Ademi reagon pas deklaratave të Ursula von der Leyen: BE foli qartë! Qeveria po e zhyt vendin drejt Beogradit dhe Moskës

Deputeti i njohur shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kërkojnë hapa konkretë dhe reforma të qëndrueshme nga ana e qeverisë në Shkup për të avancuar procesin e integrimit evropian.

“Bashkimi Evropian foli shumë qartë! Topi është në fushën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Por kjo qeveri, në vend që ta çojë vendin drejt Brukselit, po e zhyt në boshtin Beograd–Moskë,” – deklaroi Ademi në reagimin e tij publik.Ai theksoi se izolimi i vendit nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të gabuara të qeverisë aktuale, të cilat po shkaktojnë përçarje të brendshme dhe tensione ndëretnike/

“Izolimi i vendit është produkt i albanofobisë dhe i politikave antievropiane që po mbjellin ndasi në vend të integrimit, në vend të bashkëpunimit dhe harmonisë që kërkon rruga drejt BE-së,” – shtoi deputeti shqiptar.Ademi kërkoi që forcat politike pro-evropiane të bashkohen dhe të kundërshtojnë çdo tendencë për devijim nga kursi euro-atlantik, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të vendit që të mos bien pre e retorikave përçarëse dhe gënjeshtrave të nacionalizmit të dëmshëm.

Ky reagim vjen në një kohë kur procesi i integrimit evropian i Maqedonisë së Veriut është bllokuar për shkak të mungesës së reformave, tensioneve të brendshme dhe dështimeve diplomatike në arenën ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments