-4.9 C
Tetovo
E martë, 8 Prill, 2025
BallinaLajmeArbër Ademi përgjigjet për Artan Grubin: Nuk e di ku ndodhet, drejtësia...

Arbër Ademi përgjigjet për Artan Grubin: Nuk e di ku ndodhet, drejtësia duhet të veprojë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i pyetur nëse e di se ku është ish- zv. kryeministri Artan Grubi, është përgjigjur “Nuk e di, nuk e kam idenë”.

Ademi në një intervistë për “360 gradë” është përgjigjur gjithashtu se nuk e di nëse Grubi do të kthehet në vend.

“Mendoj se të gjithë duhet të përballen me drejtësinë. Mendoj se ka pasur një ndjekje politike dhe arrestimi i tij është shpallur shumë muaj më parë. Edhe para formimit të Qeverisë. Ju keni deklaratat publike të politikanëve se kur të vijmë në pushtet do ta arrestojmë etj.”, është përgjigjur Ademi i pyetur nëse duhet të kthehet në shtetin e Grubit.

I pyetur nëse e konsideron si ngacmim edhe futjen në listën e zezë të Artan Grubit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ademi u përgjigj se është tjetër çështje.

“Ne e respektojmë këtë si BDI. Ata janë partnerët tanë strategjikë. Por a ka persona të tjerë në listën e zezë? Ka. A janë në burg? Nuk janë. Kaq mjafton”, tha Ademi .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments