Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe njëherazi nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, sonte në një intervistë për televizionin Alsat u shpreh optimist për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Shpresojmë që t’i marrim votat nga qytetarët që për herë të parë votuan për Bilal Kasamin. Numrat nuk flasin në atë formë, ndaj do ta them shkurt: nga votat e Bilal Kasamit presim të marrim 3.000 deri në 4.000 vota më shumë dhe në këtë mënyrë do të sigurojmë fitoren,” theksoi Ademi, njofton TS.
Ai shtoi se përkrahja në rritje që po merr AKI në raundin e parë është tregues i qartë se qytetarët po e mbështesin këtë forcë politike si alternativë serioze në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TS