ënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se ministrat e kësaj partie edhe në mënyrë formale kanë deponuar dorëheqjet, pas letrës publike me të cilën një ditë më parë Ali Ahmeti i’u drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
“Duke e patur parasysh se kërkesë e VMRO-së ka qenë që të bëhen pjesë e Qeverisë, të votojnë ndryshimet kushtetuese me kusht që BDI të del nga Qeveria, ja edhe në mënyrë formale, në mënyrë zyrtare ne kemi dërguar një letër të tillë. Madje edhe ministrat kanë deponuar dorëheqje të tillë që ka të bëjë me ndryshimet kushteutese. Për të satën herë me radhë, ne dëshmojnë, manifestojmë se nuk është me rëndësi pushteti por për ne me rëndësi është procesi. Nuk mendojmë për zgjedhje e ardhshme por mendojmë për gjeneratat e ardhshme. Një veprim të këtillë nuk mund ta gjeni në ndonjë parti politike dhe është përgjigje e kërkesave të cilat opozita i bëri përballë oponionit”, tha Ademi në intervistën e tij për gazetën LAJM.