17 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
BallinaLajmeArbër Ademi kritikon mënyrën e propozimit të ndryshimit të Kodit Zgjedhor

Arbër Ademi kritikon mënyrën e propozimit të ndryshimit të Kodit Zgjedhor

“Precedent i rrezikshëm në tentativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor”, kështu nis kritika e Arbër Ademit nga BDI, për futjen në procedurë kuvendore ndryshimet e Kodit Zgjedhor, përcjell TV21.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tradicionalisht dhe institucionalisht, janë propozuar gjithmonë nga Ministria e Drejtësisë ose nga deputetë të katër partive më të mëdha parlamentare, nga pushteti dhe opozita, në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Tash, për herë të parë, është vendosur një precedent i rrezikshëm: ndryshimet janë propozuar njëanshëm, vetëm nga partitë më të mëdha maqedonase dhe koordinatori i “Vlen”-it, pa asnjë konsultim me partitë shqiptare opozitare, pa përfshirje të shoqërisë civile dhe, më shqetësuese akoma, pa marrë parasysh as rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, tha Ademi.

Ai akuzon se këto ndryshime të propozuara, janë hartuar në seli partiake.

“Aq më keq, këto ndryshime janë hartuar në zyrat e VMRO-së dhe janë prezantuar si “propozim ligjor”, ndërsa organizatat dhe iniciativat që me vite kërkojnë rregulla më të drejta për përfaqësim, janë anashkaluar tërësisht.

Oligarkia dhe partitë maqedonase po e shtyjnë përpara agjendën e tyre, të ndihmuara nga disa “shqiptarë të ndershëm” të stilit millosheviçian, servilë të bindur ndaj pushtetit, por të zhveshur nga çdo përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.

P.S. Sot ndryshimet e oligarkisë nuk kaluan, votimi është shtyrë, sepse nuk kanë shumicë të dyfisht (Badinterit)”, tha Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments